
Ernest Muçi
Besiktas luajti dje derbin përballë Trabzonsporit. Ernest Muçi mund të mos ketë shënuar në takimin ku deciziv ishte Milot Rashica, por sërish qe protagonist.
Legjionari u aktivizua vetëm në minutën e 77-të ndryshe nga dardani që e nisi si titullar dhe ishte vendimtar në autogolin e miqve. Futbollisti i Kombëtares ka lënë gjurmë me driblimet e jashtëzakonshme për aq minuta sa luajti.
Ashtu si ndaj Bilbaos në Europa League, ku mrekulloi Europën dhe kësaj radhe ish-i i Superiores nuk u kursye ndaj Trabzonit. Video e tij po bën xhiron e rrjetit në Turqi, duke treguar klasin që Zoti i ka dhuruar.
Ernest Muçi
Poll