Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ernest Muçi “magjik”! Sulmuesi kuqezi i jep fitoren Trabzonspor, siguron 3 pikët me një SUPERGOL

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ernest Muçi “magjik”! Sulmuesi kuqezi i jep fitoren
Ernest Muçi

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor ka fituar në transfertë përballë Kocaelispor. Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke, përfundoi 1-2.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët, që rezultoi të ishte goli i fitores dhe përmbysjes së madhe. Muçi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 91-të me një super goditje.

Kujtojmë se 24-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik. Ai ia ka dalë që të shënojë 10 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë deri tani.

 

Poll

Lexo gjithashtu