Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ditë e 'shenjtë' në familjen Esposito, 3 vëllezër shënojnë brenda ditës ku dy kundër portierit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ditë e 'shenjtë' në familjen Esposito, 3
 

Një çudi ka ndodhur në futbollin e ligës së dytë të Italisë. Tre vellëzer kanë shënuar në të njëjtën ditë. Dita e diel ka qenë e shenjtë për familjen Esposito.

Dy prej vëllezërve aktivizohen në të njëjtin ekip në Serie B. Bëhet fjalë për Spezian, ekipin ku luajtit djali i 'legjendës' Maldini para se të binte nga Serie A.

Në sfidën e sotme në nivelin e dytë të futbollit apenin midis Spezias dhe Cittadella, dyshja Esposito ka realizuar nga një gol që mban mbiemrin italian në listë. Dopietë prej tyre ka pësuar portieri shqiptar Elhan Kastrati, që dikur grumbullohej dhe në Kombëtare.

Më i famshmi prej tyre, Sebastian Esposito po ashtu nuk mund të mungonte në këtë ditë festive të treshes.

Ish-lojtari i Interit, aty ku filloi fama në adoleshencë si një prej talenteve më të mëdha ka realizuar për llogari të ekipit të Empolit. Kolegu i Ardian Ismajlit ishte golashënues në Serie A kundër Veronës.

3 gola, nga i njëjti mbiemër, në të njëjtën ditë, në të njëjtin shtet, ku ka më mirë. Sikur dhe 2 vëllezërit e tjerë të Sebastianit të luanin në ligën elitare italiane si ai, atëherë do të kishim një rekord shekullor në Itali.

Golat e dy vëllezërve kundër Kastratit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga