Arbër Hoxha është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Dinamo Zagreb po luan momentalisht përballë Slaven Belupo, ish ekip i Hoxhës. Në këto momente rezultati është 1-0 në favor të Dinamos.
Ishte pikërisht Arbër Hoxha ai që gatoi golin për të tijët. Në minutën e 23-të të sfidës, Hoxha asistoi për shokun e tij të ekipit, Kacavenda, me këtë të fundit që e dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Një paraqitje mjaft e mirë e shqiptarit deri në këto momente. Përveç asistit të bërë, sulmuesi kuqezi është shfaqur shpeshherë i rrezikshëm në krahun e majtë të sulmit të Dinamos.
Asistimi i Arbër Hoxhës
Poll