Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 6 gola dhe “dramë” në derbin e Turqisë, Ernest Muçi bën “namin” në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 6 gola dhe “dramë” në derbin e Turqisë, Ernest
Ernest Muçi

Ka përfunduar në barazimin dramatik 3 – 3 derbi i javës së 16-të në Superligën e Turqisë mes Trabzonspor dhe Besiktas, e zhvilluar në stadiumin “Papara Park”, me një kapacitet mbi 40 mijë vende. Serinë e golave e nisi sulmuesi Tammy Abraham në minutën e 18, ndërsa Cerny dyfishoi rezultatin në favor të Besiktas.

Finalizimi i bomberit të Kombëtares Ernest Muçi hapi “llogaritë” e takimit (25’). Cerny konkretizoi dopietën personale në të 31 minutë dhe të 3-të gol për Besiktas. Por kartoni i kuq nga Toure prishi balancat te miqtë.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Inao Oulai (63’) dhe Zubkov (84’) i vendosën “vulën” barazimit të “çmendur”. Pas 16 javësh, Trabzonspor mban vendin e dytë në tabelë me 35 pikë, 4 më pak se Galatasaray kryesues.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu