Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Vetëm durim, kaq duhet", Broja i karikuar për "të lënë emrin" në histori: Që ditën e parë, vendosa të jap maksimumin për Everton

Shkruar nga NEWSPORT
"Vetëm durim, kaq duhet", Broja i karikuar për "të
Armando Broja

Armando Broja është rikthyer të luajë me Evertonin pas dëmtimit. Shqiptari është aktivizuar me të rinjtë e bluve, U-21-shin së bashku dhe me një tjetër futbollist të të rriturve.

Sulmuesi i Kombëtares duket se ka dhënë një deklaratë për klubin nga Liverpool. Fjalët e tij janë shpërndarë nga faqja mbështetëse e skuadrës evertoniane, ‘The Toffees’. Kështu, e kanë pseudonimin tifozët e rivalëve të ‘The Reds’.

‘Ylli’ shqiptar në Angli shprehet se ka besim tek vetja dhe se i duhet vetëm durim. Armando nuk ngurron të shtojë se që ditën e parë ‘ra në dashuri’ me një klub kaq të madh sa Everton.

“Everton është një klub i madh në Angli. Që ditën e parë kam dashur të jem krahë lojtarëve të tjerë.

Që kur mbërrita tek Everton, do të jepja gjithçka që të isha në fushën e lojës. Çdo lojtar dëshiron të jap maksimumin dhe të jetë titullar. Askush nuk mërzitet nëse aktivizohet javë pas jave, si brenda edhe jashtë. Të stërvitesh këtu të bën të ndihesh mirë.

Thjeshtë duhet durim dhe rezistencë. Secili ka vendin e tij, por duhen dhënë forcat si në ndeshje dhe në stërvitje për të fituar besimin.”, u shpreh Broja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga