Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Veprimi i fundit vulos fatin e sulmuesit, Fulham ‘zhduk’ Armando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
Veprimi i fundit vulos fatin e sulmuesit, Fulham ‘zhduk’ Armando
Armando Broja

Sezoni i Armando Brojës është për t’u harruar. E vetmja gjë pozitive mund të quhen ato gola me fanellën e Chelsea dhe rikthimin në Kombëtaren shqiptare.

Huazimi në janar te Fulham supozohej të sillte shpërthimin e sulmuesit që do të merrte minutat që i mungonin nga Blutë e Londrës. Por, nuk rezultoi kështu teksa aventura te bardhezinjtë po shkon në mënyrën më të keqe.

Nëse te Chelsea mungoi për një kohë të gjatë nga dëmtimi, te Fulham nuk po luan edhe pse është në gatishmëri të plotë. Fulham e mori në huazim për të zgjidhur ngërçin që kishte në sulm, por befasisht kur askush nuk e priste del Rodrigo Muniz, sulmuesi i ‘harruar’ në pjesën e parë të sezonit, duke shënuar rregullisht.

Tashmë mund të quhet i vulosur fati i tij. Në ndeshjen e fundit trajneri Marco Silva e futi në fushë në minutën e 92-të sa për të vonuar lojën. Në fushë “s’bëhet fjalë” ta shohim, por mesa duket Fulham nuk e nxjerr as në Instagram.

Në postimet e klubit, Broja është ‘zhdukur’ duke mos u shfaqur as në ato të stërvitjes. Madje, ai nuk shfaqet as në 'Story Highlights' ku shfaqen të gjithë fotot e lojtarëve.

Një situatë tejet e vështirë sidomos para Europianit ku supozohet të udhëheqë sulmin e Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga