Mirlind Daku është një nga sulmuesit më në formë të Kombëtares shqiptare. 26-vjeçari ka qenë vendimtar te Rubin Kazan në 4 ndeshjet e fundit me golat dhe asistet e tij.
Asnjë humbje, ndërsa Rubin Kazan numëron 3 barazime dhe 1 fitore. Në takimin e parë me Lokomotivën e Moskës ai asistoi fillimisht, teksa më pas vijuan 3 gola në 3 ndeshje të ndryshme.
Ndaj Zenitit, përveç se shënoi gol dhe asistoi për të arritur te fitorja. Më pas dy golat e tjerë janë shënuar përballë Ural dhe CSKA-së së Moskës.
3 golat dhe 2 asiste në 4 ndeshje tregojnë se Mirlind Daku ka nisur sprintin final para Europianit. Ndeshjet janë rreth 1 muaj larg dhe ky është momenti i duhur për Dakun që të jetë në formën e duhur.
Poll