
Rey Manaj
Rey Manaj dhe lojtarët e tjerë të kombëtares shqiptare janë duke u përgatitur për të udhëtuar pas dy javësh në Serbi për ndeshjen kualifikuese. Në prag të këtij takimi, sulmuesi lushnjar ka hasur probleme.
Telashet kësaj radhe për Rey Manajn kanë ardhur nga aplikacioni “Snapchat”. Siç publikon një “Instastory”, Rey Manaj tregon se është hapur një adresë me emrin e tij, e cila nuk i përket sulmuesit 27-vjeçar.
Dyshohet se adresa mund të jetë hapur nga fansa të shumtë të sulmuesit. Ky i fundit e ka mohuar kategorikisht se adresa i përket atij.

Poll