
Armando Broja
Armando Broja ka filluar të bëjë progres nën urdhërat e trajnerit David Moyes, çka ka rënë në sy te bordi i Chelsea.
Sipas informacioneve të fundit nga “Chelsea News”, thuhet se klubi londinez i ka vendosur çmim sulmuesit me origjinë shqiptare, plotë 30 milionë paundë.
Integrimi në ekipin e Evertonit për 23-vjeçarin ka rritur optimizmin në pretendimet e Bluve. Por nëse i referohemi vlerës nga “Transfermarkt”, kartoni i Brojës nuk shkon më shumë se 13 milionë euro, hendek i konsiderueshëm.
Poll