
Lindon Selahi
Lindon Selahi ishte ndër kryesorët e Rijekës këtë sezon në kampionat. Këta të fundit arriten të shpallen kampionë në Kroaci për herë të dytë në histori, me lojtarin shqiptar në ekip.
Megjithatë, e ardhmja e mesfushorit 26-vjeçar pritet të jetë larg Rijekës. Për djaloshin që kreu debutimin me Shqipërinë në vitin 2019, ka oferta dhe interes konkret nga kampionati belg.
Me Kombëtaren shqiptare, Lindon Selahi ka kryer gjithsej 4 paraqitje. Këtë sezon në kampionatin kroat, mesfushori ka kryer 30 paraqitje ku ka shënuar një gol dhe një asist.
Poll