Ernest Muçi
Edhe pse Samsunspor u ndëshkua ma karton të kuq në minutën e 69-të, Trabzonspor nuk ishte në gjendje për ta mposhtur rivalin në kohë të rregullt, e përfunduar 0 – 0, çerekfinalja e Kupës së Turqisë.
Inkuadrimi në fushë i sulmuesit shqiptar Ernest Muçi, ndryshoi “marshin” për Traboznspor, e ku ishte pikërisht Muçi ai që shënoi penalltinë decizive pas “ruletës ruse”.
Në fazën gjysmëfinale të Kupës, Trabzonspor do të duelojë në ndeshje teke me kryeqytetasit e Genclerbirligi. Kësisojë, Muçi do të ketë mundësi të luaj në Ankara, konkretisht më datën 13 maj, sfidë e cila do përcaktojë finalistin. Në çiftin tjetër do të “përplasen” Besiktas – Konyaspor.
Poll
