
Rey Manaj
Rey Manaj u dëmtua pak ditë më parë dhe u dërgua me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sulmuesi fatmirësisht tashmë është mirë dhe në lidhje me gjendjen e tij dhe se kur do të luajë ka folur trajneri i Sivasspor, Riza Çalimbay.
Timonieri i skuadrës turke ka qetësuar të gjithë tifozët, madje më shumë ato shqiptarë. Çalimbay bëri të ditur se lushnjari do të luajë në fundjavë në sfidën që Sivvaspor do të sfidohen me Hatayaspor.
“Dua t’iu informoj se Rey Manaj është shumë mirë dhe do të luajë në ndeshjen e radhës kundër Hatayaspori këtë fundjavë”, ka deklaruar trajneri i Sivasspor, me sulmuesin që ka nisur edhe stërvitjen.
Poll