Anis Mehmeti
Anis Mehmeti është një nga futbollistët shqiptarë më të përfolur kohët e fundit. Kjo për shkak të mosthirrjes në Kombëtaren shqiptare, duke marrë parasysh formën e mirë.
Ndërkohë që së fundmi, 24-vjeçari duket mjaft i motivuar, për të vazhduar sa më gjatë këtë moment që po kalon.
“I përkushtuar ndaj procesit, pa qenë i lidhur me rezultatin”, është shprehja e publikuar ne “Story” nga Anis Mehmeti.
Kujtojmë që këtë sezon, Mehmeti ka marrë pjesë në 19 ndeshje me Bristol City, mes EFL Cup dhe Championship. Shqiptari ia ka dalë të shënojë 5 gola e të asistojë në 6 të tjerë.
Story i Anis Mehmetit
Poll
