Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Sylvinho nuk e do Ernest Muçin në Kombëtare”, moderatori sportiv “SHPËRTHEN” kundër trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
“Sylvinho nuk e do Ernest Muçin në Kombëtare”,
Sylvinho dhe Ernest Muçi

Ndërsa po afrohet ndeshja e shumëpritur mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës (26 mars), sulmuesi Ernest Muçi po dëshmon se pas çdo ndeshje te Trabzonspor është “gjahtar” para portës mike, 3 gola dhe 2 asiste në vetëm 3 ndeshjet e fundit, ndërsa gjatë gjithë këtij sezoni, 24-vjeçari numëron 13 finalizime e 2 asiste në 22 prezenca.

Moderatori i emisionit “Mega Sport” në A2CNN, ka “shpërthyer” ndaj trajnerit të Kombëtares Sylvinho, duke thënë me bindje se “timonieri” brazilian nuk e do Muçin. Sulçe e “justifikon” qasjen e tij me skemat taktike të Sylvinhos:

“Nuk e do! Nuk e fut Sylinho Muçin. Nuk e do. Sylvinho luan me 3 sulmues përpara, pra dy anësorët në fazën ofensive, trajneri do që të vrapojnë nga korne në korne. Pse e fuste Seferin?! Sepse vraponte nga kornia në korne.

E bënë dot Muçi këtë gjë?! Sylvinho nuk e do Muçin, nuk e fut! Mos ta ngatërrojmë, Sylvinho jo nuk e do Muçin si njeri, por si futbollist. Nuk i përshtatet skemës.

Muçi këtë sezon ka bërë gola me Trabzonspor sa kanë bërë gjithë lojtarët e Kombëtares aty ku luajnë. Ai ka bërë gola me ‘play-station’. Goditje fantastike. Njëri më i bukur se tjetri. Nuk ka mundësi, të mos grumbullohet ky lojtar te Kombëtarja?!”    

Poll

Lexo gjithashtu