Anis Mehmeti
Anis Mehmeti ishte protagonist absolut të shtunën me fanellën e Bristol City. Ai asistoi në 3 golat e shënuar nga të tijët, në fitoren 3-0 përballë ekipit të Swansea.
Pikërisht për këtë paraqitje, sulmuesi shqiptar është vlerësuar nga mediumi “SofaScore”. Me notën pozitive, 8.9, Mehmeti është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Championshipin anglez, duke iu përgjigjur nga fusha Sylvinhos.
Kujtojmë se prej kohësh, 24-vjeçari po gëzon formë të mirë. Megjithatë, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho nuk e ka bërë pjesë të listës, me pretendimin se në pozicionin e Mehmetit ka “trafik”.
FORMACIONI I JAVËS/ CHAMPIONSHIP
Poll
