
Sparta Pragës fitoi takimin e djeshëm me shifrat 3-0 dhe vendimtar ishte mesfushori shqiptar. Megjithatë në Çeki paraqitje për t’u admiruar po kryen Qazim Laçi.
Ermal Krasniqi mund të ketë vulos fitoren e Spartës ndaj Hradec Kralove me golin e dytë të takimit, por vëmendjen po e merr legjionari. Mesfushori kuqezi luajti dje si titullar në ligën çeke, por dhe pse nuk shënoi apo asistoi është ndër 3 lojtarët më të mirë të ChanceLiga.
Laçi vlerësohet me notën 7.25 mesatarisht në çdo takim, çka e kthen automatikisht në një vlerë të shtuar të kampionatit. Futbollisti i Kombëtares po kalon super sezon ku në 4 paraqitjet e fundit me klubin nga Praga ka marrë nota maskimale e madje ndaj Interit në Champions, po ashtu.
Dje, suksesi i kryeqytetasve u ngjyros komplet kuqezi pasi dhe Rrahmani u aktivizua si ndërrim, ndërsa Qazimi nuk e mbylli të plotë takimin. Autori Krasniqi ishte i suksesshëm me 1 gol në 30 minuta.
