
Besiktas nuk ia doli të merrte më shumë se një barazim 1-1 përballë Alanyaspor duke u larguar gjithnjë e më shumë nga zona europiane. Turqit renditen në vendin e 5-të, 3 pikë më pak se Basaksehir i zonës Conference League dhe 6 pikë larg Trabzonspor të zonës Europa League.
Këto dy skuadra do të përballen në javën e ardhshme që është e parafundit në Turqi dhe Besiktas shpreson në fitoren e Trabzonspor për të kapur vendin e 4-të. Skuadra e Ernest Muçit do të përballet ndeshjen tjetër me Hatayspor në fund të tabelës dhe në letër është një 3 pikësh i lehtë.
Europa duket larg, ndaj shpresa kryesore e bardhezinjve është Kupa e Turqisë, aty ku ishte Ernest Muçi që i dërgoi në finalen perballe Trabzonspor me golin në ndeshjen e fundit.