Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Është shndërruar në “makineri” golash, në Itali “ëndërrojnë” për Cristian Shpendin: Asnjë italian nuk shënon sa ai

Shkruar nga NEWSPORT
Është shndërruar në “makineri” golash, në
Cristian Shpendi

Cristian Shpendi është shndërruar në një “makineri” golash në Itali. Sulmuesi shqiptar po shënon rregullisht me skuadrën e Cezenas, duke qenë një lider i padiksutueshëm te skuadra italiane.

Paraqitjet e 21-vjeçarit në këtë sezon, por edhe në sezonin e kaluar kanë tërhequr vëmendjen e të gjtihë tifozëve në Itali, të cilët tashmë kanë nisur të ëndërrojnë për shërbimet e tij. Madje në një artikull nga “SKY Italia” thuhet se Shpendi është me dy shtetësi, pasi ka lindur në Ankora, do të ishte një “as” nën mëngë për kombëtaren e Italisë, pasi asnjë italian nuk po shënon sa ai.

“Shpendi në Kombëtare? Asnjë italian nuk shënon sa ai”, shkruhet në artikullin e publikuar në “SKY Italia”, nga gazetari Gianluca Dimarzio.

Kujtojmë se vitin e kaluar sulmuesi i Shpresave shënoi 22 gola në kampionat, “Coppa Italia Serie C” dhe “Supercoppa Italiana Serie C”. Ndërsa këtë sezon në Serie B dhe “Coppa Italia” ai ka shënuar plot 8 gola duke dërguar numrin e golave të shënuar në 30. Shifër kjo që nuk është prekur nga asnjë lojtar tjetër italian duke nisur nga gushti i vitit të kaluar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga