
Carrarese nuk ia doli që të kishte sukses në Kupën e Italisë, duke u mposhtur nga Udinese në fazën e 1/32-ave. Sfida që u zhvillua në “Bluenergy Stadium - Stadio Friuli”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Por pavarësisht humbjes, për Carrarese një nga notat pozitive ishte shqiptari, Kleis Bozhanaj. Ky i fundit ishte titullar dhe qëndroi në fushën e lojës deri në minutën e 61-të.
Fantazisti 24-vjeçar ia doli që të kryente 3 goditje, duke u shfaqur i rrezikshëm për kundërshtarët. Ai gjithashtu kompletoi një driblim, ndërsa topin e preku plot 33 herë. 15 nga 17 pasimet që dha ishin të sakta, pra me 88% saktësi.
Përsa i përket dueleve në tokë, ai u tregua fantastik duke fituar 7 prej 10. Ai ishte mjaft i mirë me topin, duke detyruar kundërshtarët që të shkaktonin 4 faulla ndaj tij. Dhe për ta mbyllur, ai u vlerësua me notën e lartë 6.8, duke qenë mjaft pozitive, marrë shkas këtu humbjen e ekipit të tij.
Duket se Bozhanaj e ka nisur me këmbën e mbarë me Carrarese, teksa pritet të shihet forma e tij edhe përgjatë sezonit të ri në Serie B italiane.