
Marash Kumbulla gaboi sërish në ndeshjen e sotme teksa ishte protagonist absolut në humbjen e Sassuolos përball Cagliarit. Pas autogolit në ndeshjen e fundit, mbrojtësi shqiptar shkakton një penallti në minutat shtesë që vulosi humbjen e Sassuolos.
Sassuolo tani është zyrtarisht e rënë nga kategoria pas fitoreve të Empolit e Frosinones. Në raportin e sifdës, TuttoMercatoWeb i jep notën më të ulët Kumbullës për gabimin që bëri, por vlerëson paraqitjen e tij deri para faullit.
“Kumbulla 4.5 – Duket se hyn mirë, me kokën e duhur, pas gabimit në ndeshjen e fundit që e shpengon pjesërisht me nja dy mbyllje të rëndësishme. Në vend të kësaj ai kryen një tjetër gabim po aq të rëndë, duke rrëshqitur një top dhe duke kryer një faull penallti mbi Lapadula. Një tjetër fatkeqësi”, shkruan TMW.