Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Drejt rënies në Serie B, Marash Kumbulla shkakton penalltinë vendimtare

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Drejt rënies në Serie B, Marash Kumbulla shkakton
Momenti kur Kumbulla shkakton penalltin

Sassuolo është gjithmonë e më afër rënies në Serie B. Humbja ndaj Cagliarit me shifrat 2-0 mund të rezultoj  fatale për ekipin e shqiptarëve, nëse Empoli dhe Frosinone ditën e sotme marrin pikë në ndeshjet e tyre ndaj Udineses dhe Frosinones.

Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla nuk ia dolën sërish të ndihmojnë Sassuolon, madje mbrojtësi i kombëtare në dy ndeshjet e fundit ishte protagonist për keq në humbjet e skuadrës.

Kumbulla në duelin e sotëm hyri nga stoli në minutën e 20-të të takimit dhe shkaktoi një penallti naive, kur rezultati ishte 1-0 për Cagliarin. Në minutën e 90+1 Lapadula ishte i saktë dhe çoi kështu 2-0 sfidën dhe “fundosin” akoma më shumë Sassuolon drejt rënies. Ndërkohë Bajrami ndjek nga stoli këtë sfidë, duke mos u preferuar nga trajneri për asnjë minutë. 

Serie A ka edhe 1 ndeshje për të zhvilluar, teksa Sassuolo ndodhet në vendin e 19-të me 29 pikë. 3 pikë më pak se Emboli dhe Frosinone, që kanë 2 ndeshje ma pak.

Momenti kur Kumbulla shkakton penalltine

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga