Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shënoi golin e parë në Champions League, Qazim Laçi vlerësohet me notën solide

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e parë në Champions League, Qazim Laçi
Qazim Laçi

Qazim Laçi ishte protagonist absolut në ndeshjen që ekipi i tij Sparta e Pragës fitoi në Champions League përballë Salzburg. Kjo sfidë u mbyll me fitoren e pastër 3-0 të ekipit çek.

Laçi ishte një nga kryesorët për të tijët, teksa lojën e mirë e vulosi dhe me një gol. Në minutën e 58-të, mesfushori i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke shënuar një gol mjaft të bukur dhe me klas.

Pikërisht për lojën e mirë dhe kryesisht për golin e shënuar, Laçi është vlerësuar me një notë mjaft të lartë dhe solide. 7.7 është nota e Laçit, të cilit ia kalon vetëm sulmuesi Victor Olatunji me notën 7.9.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga