Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Lëvizje "alla-Messi" brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lëvizje "alla-Messi" brenda zonës, Qazim Laçi
Qazim Laçi

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sparta e Pragës po luan në shtëpi përballë Salzburg. Kjo sfidë është momentalisht 3-0 në favor të ekipit çek.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte ai që shënoi golin e 3-të për të tijët. Pas një topi të marrë nga Olatunji, Laçi bëri lëvizje “alla-Messi” brenda zonës duke nxjerrë huq 2 mbrojtës dhe portierin.

Më pas, për dibranin ishte mjaft e lehtë që të dërgonte topin në fundin e rrjetës. Kujtojmë që Laçi është shqiptari i vetëm në fushë deri më tani. Tuci, Krasniqi dhe Rrahmani janë akoma në stolin e rezervave.

Goli i Qazim Laçit:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga