Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rey Manaj në superformë, agjenti italian: Nuk e duan vetëm në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Rey Manaj në superformë, agjenti italian: Nuk e duan vetëm
Rey Manaj

Rey Manaj po kalon formën e jetës me Sivasspor në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në pikë kyçe për klubin turk, me të cilët ka zhvilluar plot 31 ndeshje, ku ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar në 1 tjetër.

Statistika këto që pritet të ndezë merkaton. Së fundmi, pikërisht për të ardhmen e lushnjarit ka folur agjenti italian, Vincenzo Pisacane. Ky i fundit ka folur për mediat italiane, ku shprehet se ofertat nuk mungojnë për 27-vjeçarin shqiptar, duke theksuar se nuk janë vetëm ekipet e Serie A që e kërkojnë.

“Edhe pse nuk jam drejtpërdrejtë menaxheri i tij, mund të them se pati diçka në janar. Por Sivasspori e ‘shpalli’ Manajn të pashitshëm. Çdo diskutim që kishte lidhje me një transferim të mundshëm u shty për në korrik. Por Rey po bën shumë mirë, aq mirë sa besoj se nuk do të jenë vetëm ekipet italiane ato që do ta duan”, ka thënë Vincenzo Pisacane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga