
Odise Roshi e ka mbyllur sezonin me Sakaryaspor në mënyrën më të keqe të mundshme. “Rraketa” e kombëtares ka refuzuar të luajë për skuadrën turke në sfidën e “Play-Off” kundër Bodrumspor. Takim ky i vlefshëm për ngjitjen në Superligë, ku ekipi i Sakaryaspor u mposht 1-3.
Një humbje që ‘dhemb’ pasi humbin kështu mundësinë për të luajtur në elitë. Në këtë sfidë trajneri i skuadrës turke i kërkon Roshit të bëhet gati për të hyrë në fushë pas pushimit, por fieraku ka rezufuar, duke theksuar se është i dëmtuar dhe nuk dëshiron të rrezikojë.
Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer trajnerit, Coskun Demirbakan i cili ka patur një përplasje verbale mes tyre, ku në këtë situatë është përfshirë edhe presidenti i Sakaryasporit. Një situatë që nuk është e mesmja e artë as me ndërhyrjen e shokëve të ekipit, të cilët u munduan ta bindin.
Gjithsesi Roshi i qëndroi mendimit të tij dhe nuk hyri në fushë, teksa shihej i ulur na pankinën e skuadrës me uniformën që lojtarët mbajnë veshur kur udhëtojnë. Një situatë aspak e mirë për Roshin, të cili në fund të qershorit i përfundon kontrata me ekipin turk. Pas këtij episodi largimi i 33-vjeçarit duket i sigurtë, por përpara kësaj një dënim pritet për të nga ana e klubit