Keidi Bare
Keidi Bare është rikthyer në stërvitje me Real Zaragoza, pasi ka lënë pas problemet fizike. Mesfushori pritet të jetë një opsion për sfidën e radhës ndaj Burgos CF.
Bare mungoi në tre javët e fundit, në një moment të vështirë për Zaragozën që renditet në fund të tabelës dhe rrezikon rënien nga kategoria. Çdo ndeshje tashmë konsiderohet vendimtare për fatet e sezonit.
Ende nuk ka një vendim nëse ai do të jetë gati për trajnerin Ruben Seles në fundjavë. Ndërkohë, mesfushori prej dy vitesh nuk është ftuar nga Kombëtarja, por vijon karrierën e tij në Spanjë.
Poll
