Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Qazim Laçi dhe Kristjan Asllani “aksion” në Turqi, sot luajnë dhe Ramadani me Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
Qazim Laçi dhe Kristjan Asllani “aksion” në Turqi, sot
Qazim Laçi, Armando Broja dhe Ylber Ramadani

Rizespor dhe Besiktas do të zbresin sonte në fushën e lojës për ndeshjet e javës së 32-të në Superligën turke.

Fillimisht do të jetë skuadra e Qazim Laçit do të zbresë në orën 16:00 në duelin përballë Konyasporit, ndërsa 3 orë më vonë, në 19:00, ekipi ku aktivizohet Kristjan Asllani do të masë forcat përballë Gaziantep në transfertë.

Po ashtu, edhe në Itali dhe Angli priten me shumë interes dy sfida të tjera ku janë të pranishëm kuqezinjtë tanë. Më parë, vëmendja do të zhvendoset e gjitha te Lecce e Ylber Ramadanit që luan shanset për mbijetesën në transfertë përballë Pisas, e planifikuar për në orën 20:45.

Ndërsa në orën 21:00, në Premier League sytë e të gjithëve do të fokusohen tërësisht tek sfida mes Leeds dhe Burnely. Pasi “prenë biletën” për një kategori më poshtë, Armando Broja ka mundësinë ideale për të provuar sërish veten, kjo sepse Scott Parker nuk është më në stol dhe gjasat janë që trajneri i përkohshëm t’i hapë minuta të vlefshme për këtë duel.

 

Qazim Laçi dhe Kristjan Asllani “aksion” në Turqi, sot
Ndeshjet

 

Poll

Lexo gjithashtu