
Padiskutim ky sezon ishte i jashtëzakonshë për Armando Dobra. Sulmuesi shqiptar ka bërë paraqitje mbreslënëse me Chesterfield FC në ligën e dytë angleze.
Në 49 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon me skuadrën angleze, 24-vjeçari ia ka dalë të shënojë 12 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste. Performanca e tij është vlerësuar në Angli, ku këtë javë i aka dalë të fitojë 5 trofe individual si futbollisti më i mirë i këtij sezoni.
Sulmuesi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falenderon shokët, stafin dhe tifozët për mbështetjen.
“Jam i kënaqur që mora pesë çmime individuale këtë javë për @chesterfieldfc. Faleminderit të gjithë stafit, shokëve të ekipit dhe tifozëve për mbështetjen në këtë sezon!”, shkruan shqiptari.
View this post on Instagram