Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Për të shënuar paguhem”, Mirlind Daku: Me Kombëtaren jemi ende në garë, Kupa e Botës është një ëndërr e të gjithëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Për të shënuar paguhem”, Mirlind Daku: Me
Mirlind Daku

Mirlind Daku ndeshje pas ndeshje po shënon golë të rëndësishëm me Rubin Kazanin në Rusi. Gola vendimtarë, që vendosin fatet e sfidave.

Sulmuesi ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka theksuar se të shënojë gola është puna e tij dhe për këtë paguhet. Ndër të tjera ka folur edhe për ndeshjen e rëndësishme që Shqipëria do të luajë në muajin tetor ndaj Serbisë.

“Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët.

Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet”, ka theksuar Daku.

Poll

Lexo gjithashtu