9 marsi është ditë e shënuar për Kristjan Asllanin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare feston ditëlindjen.
Lideri kuqezi feston 24-vjetorin e tij të lindjen. Urimet për të janë të shumta dhe sigurisht nuk mund të mungonte as një urim nga FSHF.
Federata nëpërmjet një postimi i uron gëzuar ditëlindjen dhe sa më shumë suksese me fanellën kuqezi dhe në jetë.
Një mesazh surprizë nga FSHF për të, i cili vjen disa javë para duelit të “Play-Off” me Poloninë, ku Kombëtarja shqiptare do të tentojë fitoren për të shpresuar deri në fund për një vend në Kupën e Botës 2026.
Ndërkohë aktualisht kujtojmë se Asllani është pjesë e Besiktas në Turqi, ku do të synojë të marrë sa më shumë ndeshje dhe të jetë një protagonist me fanellën e tyre.
