
Armando Broja
Armando Broja nuk ishte “i kualifikuar” për t'u përballur me klubin e tij “mëmë”, Chelsean, fundjavën e kaluar, por, pasi ka qenë titullar në dy ndeshjet e mëparshme, ka të ngjarë të kthehet për të udhëhequr vijën sulmuese, i zgjedhur në vend të Beto-s kundër Ipswich.
Duket se besimi i trajnerit David Moyes është i madh te sulmuesi i Kombëtares sonë. Në total Armando Broja këtë sezon te Evertoni ka zhvilluar 10 ndeshje në Premier League dhe 1 në Fa Cup, ende pa e gjetur rrugën e rrjetës.
Vlen të theksohet se pjesën më të madhe të takimeve, Broja e ka nisur si zvendësues, pra nuk ka qenë në kushtete optimale për të treguar veten në versionin më të mirë.
Poll