Elseid Hysaj duket gjithnjë e më larg Lazios. Mbrojtësi i Kombëtares nuk është në planet e trajnerit, Marco Baroni. Ky i fundit nuk e shikon pjesë të formacionit të tij dhe në këto kushte largimi duket i pashmangshëm për Hysajn.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se e ardhmja e shqiptarit në fakt është në “udhëkryq”. Kjo pasi aktualisht ka interesime vetëm nga një ekip nga Arabia Saudite. Ndërkohë oferta të tjera momentalisht nuk ka asnjë në zyrat e klubit italian.
Menaxheri i lojtarit prej javësh po punon që të gjejë një ekip të ri për sezonin e ri, por ende nuk duket asgjë. Kujtojmë se lojtari te Lazio merr 2 milionë euro në sezon, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Poll