Atalanta do të “përplas brirët” sot prej orës 18:30 në transfertë kundër Cagliarit, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të në Serie A. Pritet që nga minuta e parë të jetë kapiteni i Shqipërisë te bergamaskët Berat Gjimshiti.
Në 33 javë të zhvilluara në kampionat, Atalanta grumbullon 54 pikë, 7 më pak se Roma. Vendi i i 6-të, i cili i përket ekipit roman, është kufiri për Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.
Me shumë gjasa, gati për “aksion” do të jenë edhe Ernest Muçi te Trabzonspor kundër Konyaspor dhe Kristjan Asllani me Besiktas, teksa “Shqiponjat” e Stambollit presin Karagumruk.
Nëse Trabzonspor fiton, skuadra e Muçit do të parakaloj në renditje Fenerbahcen, pozit që të jep mundësi për eliminatoret e Champions League.
