
Kasper Schmeichel luajti një rol të madh në fitimin e trofeut të Kupës së Ligës nga Celtic. Portieri i njohur danez pësoi gol nga Nedim Bajrami në finale, por më pas priti një penallti mjaft decizive që dhe kurorëzoi skuadrën bardhjeshile si kampione.
Celtic ishte kundërshtar me Rangers në një derbi në finalen e parë të këtij edicioni në Skoci.
Blutë e Bajramit kaluan të parët në avantazh ku në minutën e 40-të shqiptari 'dha iluzionet' e trofeut të parë të fituar me klubin nga Glasgou, kur shënoi kundër portierit të kombëtares daneze.
Por, më pas gjërat shkuan si shkuan deri tek 11 metërshat ku ish-i i Nicës dhe Leicester priti atë penallti të turkut Yilmaz, për të hidhëruar Nedimin dhe gjithë mbështetësit e skuadrës nga ‘Ibrox’.
Nedim bajrami ishte ndërruar që në fund të 90 minutave të rregullta dhe nuk pati mundësi t’i shënonte përsëri gardianit kampion të Premier League dikur.
“Jam shumë i lumtur. Fituam trofeun e parë të sezonit. Ishte një ndeshje e madhe, një finale.
Jam shumë krenar që jam këtu tek Celtic. Me të vërtetë që është një klub shumë, shumë i madh dhe i ndjekur kudo në botë.”, u shpreh Schmeichel pas ngritjes së Kupës.