
Uerdi Mara vazhdon përgatitjet me ekipin e ri ku aktivizohet, Dinamo Batumi. Ish-i i Superiores është parë sot në seancën stërvitore të gjeorgjianëve, të cilët e shohin si pjesë të çmuar të skuadrës.
Ish-lojtari i Skënderbeut ndodhet në Antalya me klubin kaukaz duke kryer një kamp para rifillimit të kampionatit që ndodhet në pauzë. Teksa, klubi gjeorgjian ndodhet në Turqi, mesfushori shqiptar ka qenë pjesë e miqësores së fundit së fundit zhvilluar ndaj Vejle. Lojtari që dikur luante në Bullgari u aktivizua ndaj ish-klubit të Ylber Ramadanit.
Kujtojmë që korçari kishte ditëlindjen para 2 ditësh dhe skuadra e re nuk harroi të përshëndeste një nga “yjet” e saj.
Uerdi Mara duket se po gëzon një formë të mirë dhe ai dëshiron të lërë sa më shunë inoakt në Gjeorgji.
