
Uerdi Mara kur ishte pjesë e Skënderbeut
Sot është festë në kampin e klubit të njohur gjeorgjian, Dinamo Batumi. Shkak për këtë festë është bërë Uerdi Mara, i cili feston sot ditëlindjen e tij të 26-të.
Mesfushori shqiptar mbush sot 26 vjeç, teksa urimi për të nuk mungon as nga klubi gjeorgjian. Me anë të një foto, Dinamo Batumi shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Uerdi Mara”.
Kujtojmë se mesfushori shqiptar është pjesë e ekipit nga Gjeorgjia që prej shkurtit të vitit 2024. Ndërsa, Mara ka një të shkuar edhe në Superiore, ku është aktivizuar me Skënderbeun.
Poll