Për Arlind Ajetin dita e sotme është shumë e veçantë. Mbrojtësi i Kombëtares feston 31-vjetorin e tij të lindjes.
E në këtë ditë të rëndësishme për lojtarin kuqezi nuk mungojnë as urimet. Një prej tyre vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociake i uron mbrojtësit sa më shumë suksese në jetë dhe karrierë.
“Sot feston ditëlindjen mbrojtësi i Kombëtares ????⚫, Arlind Ajeti! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron më të mirat në jetë dhe karrierë!
???? Gëzuar ditëlindjen Arlind!”, thuhet në postimin e FSHF-së. Kujtojmë se 31-vjeçari ishte një nga pikat kyçe të Kombëtares në Euro 2024, teksa në fushën e lojës ishte nga më të dalluarit, duke shpërblyer besimin e Sylvinhos.
Për shkak dëmtimi Ajeti mungoi në grumbullimin e kuqezinjve për dy ndeshjet e muajit shtator, me mbrojtësin që tashmë është në pritje të një ftese nga trajneri brazilian për dy sfidat e radhës të Kombëtares që do të luhen në muajin tetor.
View this post on Instagram