Kumbulla luajti 90 minuta të plota kundër ekipit nga kategoria e katërt spanjolle, por klubi i tij nuk arriti për çudi të kalonte turin.
Të gjithë në Spanjë po flasin për Espanyolin. Marashi nuk ia doli me shokët dhe u turpëruan në një stadium mediokër. Legjionari mori notë të mirë, por kjo nuk vlen para dështimit të skuadrës. U ndëshkua dhe me karton të verdhë në fillim, çka e stepi në lojën difensive.
Tashmë çdo forcë përqendrohet në kampionat për klubin nga Barcelona të shqiptarit. Ky është një nga bllofet më të mëdha të bluve dhe sigurisht as Marash Kumbulla nuk mund të jetë i kënaqur.
Poll