Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Ëndërrojmë Botërorin", Medon Berisha: Me Serbinë ishte fitore historike, ndaj Andorrës synojmë vetëm 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
"Ëndërrojmë Botërorin", Medon Berisha: Me
Medon Berisha

Medon Berisha po jeton momentin më të mirë në karrierë te skuadra e Lecce. Mesfushori i Kombëtares shqiptare në disa ndeshje ka arritur të mbajë edhe shiritin e kapitenit, duke treguaer edhe besimin që kanë drejtuesit te aftësitë e tij.

Në një intervistë për “Telegrafi”, Berisha ka folur për “ëndrrën” e plotësuar që ishte të luante në Kampionatin Europian, teksa nënvizon se kuqezintë tashmë janë një hap larg “Play-Off”-it për në Kupën e Botës.

Gjithashtu ka folur edhe për paraqitjet e tij te Lecce dhe për performancën e skuadrës në këtë sezon.

Ëndërr e kam pasur të luaja në Kampionatin Evropian, gjë që mu bë realitet dhe tash po ëndërroj që të shkojmë në Botëror për herë të pare.

Ndaj Serbisë ka qenë fitore historike, jemi të kënaqur që më shumë punë kemi arritur ta bëjmë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Tani duhet të fokusohemi vetëm te Andorra dhe t’i marrim pikët e plota pasi kuptohet synimi kryesor mbetet play-offi i Kupës së Botës.

Andorra është një skuadër jo e lehtë, që mbrohet mjaftë mirë. Që nga dita e parë do të fokusohemi dhe të punojmë fortë për të marrë vetëm fitore. Synimi është vetëm fitorja. Me Anglinë kuptohet do të jetë mjaftë vështirë. Anglia në secilën pozitë ka yje që luajnë në top ligat evropiane. Do ta japim mbi 100 për qind në fushë.

Ky sezon ka nisur mirë, jam i lumtur që kam arritur ta ndihmoj klubin me ato gola dhe asist, por kuptohet është vetëm fillimi dhe më duhet të punoj edhe më shumë. Dua që të punoj sa më shumë, të qëndroj me këmbë në tokë dhe të vazhdoj me të njëjtën disiplinë për të arritur sa më lartë. Kuptohet shpresoj që të mos lëndohem.

Nuk e kemi nisur mirë edicionin faktikisht pasi pësuam disa humbje, por tani jemi këndellur. Synim mbetet qëndrimi së paku në mesin e tabelës dhe të vazhdojmë me këtë formë pozitive.

Të jem kapiten në San Siro, ku stadiumi ka rreth 80 mijë tifozë thuajse në secilën ndeshje është ndjenjë e veçantë. Faleminderit klubit që ma ka besuar shiritin e kapitenit. Ndjenjë e veçantë që s’përshkruhet me fjalë”, ka theksuar mesfushori kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu