
Altin Bytyçi do të jetë një tjetër lojtar nga Superiorja pas Klevis Kasës që do të stërvitet me Kombëtaren. Pavarësisht se emri i tij nuk figuron në listën e Sylvinhos, braziliani ka vendosur që ë stërvitje të ketë edhe elementë nga kampionati shqiptarë.
Siç dihet Bytyçi mungon prej disa javësh te Partizani për shkak të një dëmtimi, ndërsa nuk ishte i gatshëm as dje ndaj Teutës, por siç duket ish-i i Kukësit është rikuperuar dhe do të provojë të stërvitet nën urdhrat e Sylvinhos.
Kujtojmë se ditën e sotme Komnëbtarja do të nisë edhe zyrtarisht rrugëtimin në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, teksa do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nga ora 16:00. Grupi i skuadrës nuk është i plotë dhe stafi i kuqezinjve po mundohet ta plotësojë me elementë nga Superiorja.