Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Mund të arrijmë në Botëror”, ish-kapiteni i Shqipërisë Altin Lala: Kundër Anglisë, barazimi i mundur  

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund të arrijmë në Botëror”, ish-kapiteni i
Altin Lala

Ish-kapiteni i Kombëtares Altin Lala ka folur në pragë të dy ndeshjeve për kualifikueset e “Botërorit 2026” që do vendosin shumëçka për fatet e Shqiperisë.

Objektivi është vendi i 2-të, e përkthyer me fazën “play-off”, por së pari nevojitet fitorja kundër Andorrës, e shoqëruar me humbjen e Serbisë në Angli. Lala ka analizuar edhe shanset që grupi i Sylvinhos të arrijë në finalet e këtij kompeticioni kaq elitar, teksa do ishte historike:    

“Ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë na gjejnë në momentin më të mirë të mundshëm. Sylvinho e njeh shumë mirë skuadrën. Janë luajtur goxha ndeshje në fazën e parë të sezonit, shumica e lojtarëve aktivizohen vazhdimisht, kjo është e rëndësishme. Në radhe të parë të kemi fokusin te takimi me Andorrën, pastaj Anglia ka specifikën e vetë.

Nëse fitojmë ndeshjen e parë, e dyta do të jetë më tepër prestigjoze. Edhe nga pankina mund të vijnë lojtarë që mund ta rrisin rendimentin e një ndeshje, nëse X lojtar nuk funksiononë. Të gjithë janë të zëvendësueshëm. Vendi i 2-të është arritje e madhe për ne. Ndaj Andorrës, duel jo i lehtë.

Indrit Tuci është lojtar me fizik të fortë, i cili ka edhe qëndrueshmëri gjatë lojës. Lojtar cilësor. Ernest Muçi? Nga aftësit që posedon dhe ajo që prezanton në fushë, ka diferenca shumë të mëdhaja. Duhte të jetë konstant, të besojë te cilësitë e tij. Presioni ndaj Kombëtares sonë është shumë i madh.

Duhet të fillojmë nga minuta e parë t’i bëjëm presion kundërshtarit, derisa të shënojmë golin. Këto lojëra fitohen edhe me dyluftime. Diferenca mes nesh dhe Andorrës vjen nga lojtarët. Ata (Andorra) do mbrohen me forca të shumta, ndërsa ne duhet të luajmë zhdërvjellët dhe të krosojmë topat nga linjat.

Të besojmë se mund të arrijmë në Botëror. Duhet të besojmë në kualitet që kemi, pastaj të shpresojmë të arrijmë qëllimin, pse jo. Kundër Anglisë, ndeshje për të matur forcat. Ndoshta mund t’i marrim edhe 1 pikë”.    

Poll

Lexo gjithashtu