Ndeshja mes Trabzonspor dhe Besiktas, e cila ishte e vlefshme për kampionatin turk, u mbyll me barazim, me rezultatin 3-3. Në një sfidë ku dhe Ernest Muçi ka shkëlqyer, me një gol i cili ishte në kufinjtë e të perfektes, por duke mos harruar edhe 5 gola e tjerë në 4 ndeshjet e fundit.
Megjithatë edhe pse shifrat dhe performanca e tij “flet” vetë, nga ana tjetër në përfundim të sfidës për Muçin ka folur edhe trajneri i Besisktas, Sergen Yalcin.
Ndryshe nga sa pritej ai e shikon gjendjen e sulmuesit shqiptar me skepticizëm, duke thënë se paraqitja e tij është e mirë, por fakti se po bën mirë tek një skuadër nuk do të thotë se është një sukses i garantuar kudo, duke kujtuar kështu se në kohën që luante për të, sulmuesi nuk dha më të mirën.
“Muçi po luan mirë dhe po kontribuon te Trabzonspor. Megjithatë, nga perspektiva jonë, nuk kemi plane në lidhje me Muçin. Ai nuk ka qenë në gjendje të japë performancën e kërkuar për ne”, ka thënë 53-vjeçari.
Pas këtyre deklaratave, mundësia që Trabzonspor të marrë të drejtat e transferimit të Muçit në fund të sezonit është rritur më tej.

