Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Moment aspak pozitiv për Xhuliano Skukën, trajneri e aktivizon dhe zëvendëson brenda disa minutave

Shkruar nga NEWSPORT
Moment aspak pozitiv për Xhuliano Skukën, trajneri e aktivizon dhe
Xhuliano Skuka

Është luajtur ditën e sotme takimi i javës së 20-të në ligën e dytë portugeze. Tondela ka mposhtur Penafiel, ekipin e Xhuliano Skukës.

Shqiptari është aktivizuar në minutën e 24-të të sfidës, pasi është preferuar të mos startojë si titullar. Futbollisti me numrin 99 në fanellë ka rënë në sy për keq kësaj radhe, pasi është zëvendësuar në minutën e 79-të pa u mbyllur takimi në transfertë I klubit portugez.

Ish-i i Partizanit zëvendësoi Rekon, duke I marrë vendin në mesfushë në një rol më të avancuar. Ndërsa, vetëm 55 minuta më vonë e ka gjet sërish veten në stol. Zgjedhja e teknikut për 26 vjeçarin ka lënë shumë pikëpyetje në Portugali. Ndoshta, loja e keqe e futbollistit kuqezi ka lënë të pakënaqur Helder Cristovaon, I cili është bërë pishman që ka aktivizuar sulmuesin.

Ish-i i Superiores, pas aventurës franceze me Metz po shijon tashëm një eksperiencë tjetër në futbollin europian. Në gadishullin iberik, Skuka ka marrë minuta në 5 takime të Liga Portugal2, por ende nuk ka gjetur dot rrugën e rrjetës. Kohët kur me fanellën e kuqe shkëlqente janë ende larg për ish-in e “Demave”, I cili dueht të përshtatet me futbollin luzitan.

Moment aspak pozitiv për Xhuliano Skukën, trajneri e aktivizon dhe
Xhuliano Skuka në Portugali

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga