
Kombëtarja shqiptare
Edhe pse është 31-vjeç, mbrojtësi i Kombëtares Arlind Ajeti di të jetë protagonist me ekipin e Bodrum FK në ligën e parë të futbollit turk.
Në duelin kundër Sakaryaspor, i përfunduar 3-1, Ajeti shënoi golin për 2-1, teksa ky finalizim ka ndikuar edhe në vlerësimin e mbrojtësit shqiptar. Pas mbylljes së raundit të tretë në këtë ligë, “SofaScore” ka publikuar formacioni e javës, aty ku bie në sy prezenca e Ajetit.
Duhet thënë se asnjë lojtar shqiptar pas 3 javësh në ligën e parë turke nuk ka rezultuar në formacionin më të mirë për sezonin 2025-2026, përveç Ajetit, tregues se mbrojtësi është një shtyll e fortë jo vetëm për ekipin e tij, por edhe për Kombëtaren.

Java e 3-të, formacioni në ligën e parë turke
Poll