
Laurent Blanc - Mario Mitaj/ Fotomontazh
Mbrëmjen e djeshme në Arabinë Saudite u zhvillua një nga ndeshjet më të luftuara të kampionatit. Al Ittihad i Mario Mitaj u përballë me Al Nassr të Cristiano Ronaldos.
Një duel direkt për kreun e renditjes, por që përfundoi në favor të ekipit të CR7 me shifrat 2-0. Në këtë duel mungoi Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar ishte lënë jashtë listës nga Laurent Blanc.
Timonieri i kampionëve aktualë të Arabisë për shkak të numrit të kufizuar të të huajve që lejohen, preferoi të linte Mitajn jashtë. Gjë e cila siç duket i ka “kushtuar shtrenjtë”. Kjo pasi ekipi i tij u mposht dhe mungesa e shqiptarit në mbrojtje u ndje shumë.
Poll