
Kristjan Asllani padiksutim është heroi i duelit me Gjeorgjinë. Mesfushori shqiptar ia doli të shënojë një supergol për t’i dhënë Kombëtares fitoren 1-0 ndaj gjeorgjianëve.
Një gol të cilin ia dedikoi Leos. Ky i fundit është vëllai i tij, i cili festoi mbrëmë ditëlindjen. Ky gol do të mbahet mend gjatë nga Leo i cili mori dhuratën më të bukur në 14-vjetorin e tij të lindjes.
“Fitore e madhe, edhe 100 Leonardo Asllani”, shkruhet në postimin e mefushorit. Kujtojmë se Leo ndjek hapat e Kristjanit, pasi edhe ai merret me futboll.
View this post on Instagram
E sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i Leos ndaj kësaj dhurate speciale nga Kristjani. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Leo ka falenderuar të vëllain, ndërsa shkruan se është shumë krenar për të.
“Gjithmonë e më shumë krenar për ty vëlla”, ka shkruar Leo në “Insta-Story”.
