Ernest Muçi është pa diskutim një nga lojtarët premtues te Besiktas. Sulmuesi i Kombëtares javët e fundit ia ka dalë të marrë më shumë minuta, ndërsa ka bërë paraqitje të mira me skuadrën turke.
Te Besiktas të gjithë janë të bindur dhe besojnë te aftësitë e 23-vjeçari, i cili në fillim të sezonit nuk kishte një formë të mirë, por tashmë dalëngadalë ia ka dalë të fitojë sërish besimin e trajnerit Giovanni van Bronckhorst.
Pikërisht ky i fundit ka folur për momentin e Muçit, ku ka treguar edhe momentin e parë kur e ka parë shqiptarit. Sipas tij ka parë diçka të jashtëzakonshme te futbollisti kryeqytetas, i cili mund të luajë shumë mirë si numër 10 në formacion.
“Që në momentin e parë që e pash, vërejta tek ai diçka të jashtëzakonshme. Muçi ka një vend shumë të vlefshëm në skuadrën tonë. Ai e ka nisur keq sezonin, po ne biseduam me të dhe ai filloi të punojë shumë. Javët e fundit ka marrë më shumë minuta dhe mund të luajë në të muajtë, mund të luajë edhe si numër 10. Është detyra ime si trajner të bëj që lojtaret të luajnë mirë.
Edhe vetë Muçi është i pakëqur me paraqitjen e tij në këtë fillim sezoni. Nuk mori as shumë minuta në Euro 2024 dhe diçka e tillë ka ndikuar tek ai. Gjithashtu kanë ndikuar edhe lëvizjet e shumta që janë bërë në skuadër, por tashmë Muçi po gjen minutat e tij dhe po arrin të luajë mjaft mirë, por është e rëndësishme që ata gjithmonë të përmirësohen”, ka deklaruar timonieri i ekipit turk.
Giovanni van Bronckhorst: "Ernest Muçi başta mutsuzdu. EURO2024'te oynayamadı, buna üzüldü. Transferlerimiz de onu etkiledi. Onunla konuştuk ve daha iyi hale gelmesini istiyoruz. Bazı oyuncuların aklında hâlâ geçen sene olabilir. Bazı oyuncular az oynadığı için mutsuz olabilir.… pic.twitter.com/9AKpIgWYvA
— Olay Beşiktaş (@OlayBesiktas) October 9, 2024