
Kristjan Asllani shënoi një Eurogol, unik në llojin e tij. Mbrëmë në Kupën e Italisë, shqiptari shënjestroi saktë dhe habiti të gjithë në ‘San Siro’ me atë perlë nga këndi.
Rrallëherë shënohet të tillë gola dhe ndoshta elbasanasi i Kombëtares mund të mos e ketë nderin t’a përjetoi më një ndjesi të tillë. Goli nga goditja e këndit quhet ‘gol olimpik’.
Mesfushori i Kombëtares ia realizoi golin Udineses, skuadrës së Sanchez që është një ish-interist. Fakti më i ri është se Asllani ka hyrë në historinë e Interit.
4 lojtarë kanë arritur të bëjnë atë që që bëri Kristjani për fanelën zikaltër. Legjionari i bashkohet emrave legjendar si Stankovic, Recoba, Eriksen dhe turku koleg i lojtarit kuqezi, Calhanoglu.
Historia në Milano po shkruhet dhe mban firmën e Kristjan Asllanit.