Jasir Asani ka reaguar pas tërheqjes së Cikalleshit nga Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi bëri një postim të gjatë ditën e sotme ku komentoi lënien jashtë listës së Euro 2024 dhe zbuloi vendimin për t’i dhënë fund me ngjyrat kuqezi si lojtar.
“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tone.
Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën. Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi”, shkruan Asani.
Poll